Featured Content

This is a featured content post. Click the Edit link to modify or delete it, or start a new post.

Advertisements

Ditet e Muzikës së re Shqiptare

Ka nisur festivali ndërkombëtar “Ditët e muzikës së re shqiptare”, i cili do të mbahet nga data 14 maj -13 qershor. Ditën e shtunë, ky festival organizon koncertin “The green violinist” – Hommage a Chagall, në interpretimin e violinistit Florian Vlashi, me vepra të Karmella Tsepkolenko, Çezar Aliaj, Maurice Ravel, Hajg Zaharjan, Donika Rudi, Iannis Xenakis, Alfred Schnittke.

Violinisti dhe dirigjenti shqiptar Florian Vlashi është, që prej gati njëzet vitesh, një nga vlerat kryesore të muzikës bashkëkohore në Galicia, vendi i tij i adoptimit që nga viti 1992 kur hyri në Orquesta Sinfónica de Galicia. Në A Coruña, Florian Vlashi drejton Grupo Instrumental Siglo XX, një ansambël i formuar kryesisht nga solistët e orkestrës herkuline me të cilët luan një repertor té gjerë që ka në bazë kryeveprat e shekullit XX ku perfshihen autorë që nga Schönberg, Xenakis, Stravinsky apo Crumb e deri tek Bartók, Schnittke e shume të tjerë gjithmonë brenda ketij organizmi të jashtëzakonshëm qe është muzika bashëkohore.

Ky festival organizohet nga shoqata  “Muzika e re shqiptare”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

24 maj, ora 19.00, Universiteti i Arteve, hyrja e lirë.